Ishulli Tongo ndodhet në skajin më jugor të vendit, aty ku ndodhet dhe kufiri fundor me Greqinë, në të cilin jeton vetëm një banor.
Përparimi, i cili është zhvendosur prej afro 15 vitesh në këtë ishull, tregoi për gazetaren Irini Meçe në “Edicioni Veror” se si vendosi të jetonte të këtë vend.
Ai tha se jeton i vetëm pasi nuk ka të afërm ndërsa me gruan është divorcuar, për të cilën pati dhe një mesazh. “Merrem me peshk, mbjellim zarzavate.
Familjarët më kanë vdekur, me nusen jam ndarë. Ishalla më dëgjon, uroj të jetë mirë.”, tha ai.