Roberti me dedikim për të ëmën e ndjerë: “Nënat nuk shkojnë në parajsë”

Robert dhe Patris Berisha humbën 2 ditë më parë, njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.
“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Ndërkohë së fundmi ai ka ndarë një nga kujtimet më të bukura e të ndjera për nënën e tij. Ai ka publikuar këngën “Kthehu Teuta”, që është kompozuar nga babai i Robertit dhe Patrisit, e është kënduar nga Robert Laci. Gjithashtu Roberti ka publikuar një thënie shumë prekëse, si dedikim për të ëmën që sot nuk jeton më.

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Roberti.

Nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë. Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.