Eksperti Robert Nesimi, thotë se masat që mërgimtarët për të hyrë në vend duhet të kenë test PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe të qëndrojnë 14 ditë në vetziolim, janë të palogjikshme. Sipas tij, këto masa kuptohen sikur mërgimtarëve po u thuhet mos ejani në Maqedoninë e Veriut. E palogjikshme është të kesh masa të tilla thotë ai, sepse në mesin e qytetarëve që lëvizin lirshëm mund të ketë të infektuar, të cilët nuk janë në izolim, ndërsa personat që do të posedojnë test, dëshmi se janë të shëndoshë, duhet të shkojnë në vetizolim. “Shpresoj që dikush të mos e ketë bërë për qëllime politike”- thotë ai.