Robert Berisha njihet për deklaratat e tij të çuditshme kohë pas kohe. Këtë herë ai foli për pagën që marrin këngëtarët që këndojnë playback.
Në një intervistë, teksa po flitej për këngët të ashtuquajtura moderne, e me përmbajtje banale në tekst, Roberti dha deklaratën e papritur dhe tha se këto këngëtarë paguhen deri në 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback (zë i regjistruar).
Ndërkohë më tej shtoi se ky këngëtar do të ketë 2 mijë persona që dëshirojnë ta ndjekin. Sakaq, Roberti sugjeroi që në YouTube, publikimi i këtyre këngëve të ndërpritet, sepse ato ndiqen nga shumë të mitur.