Një ndër festat më të rëndësishme kombëtare në Maqedoni këtë vit u shënua me ndarjen tradicionale të çmimeve të larta për vepër jetësore.
Dje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriut u mbajtë prezantimi ceremonial i çmimeve nga anëtari i Bordit, Atanas Kostovski.
Artisti akademik Pavle Kuzmanovski, aktorja Bedia Begovska, profesori dr. Atanas Vangellov dhe politologu Mahi Nesimi janë fituesit e këtij viti të çmimit më të lartë kombëtar për veprën jetësore. Në fushën e kulturës dhe artit, Kuzmanovski, Bedia dhe Nesimi morën çmime, ndërsa Vangellov u zgjodh në fushën e shkencës dhe arsimit.
Pas prezantimit, Pavle Kuzmanovski mbajti fjalim në emër të të gjithë fituesve, duke shprehur mirënjohjen për çmimet e ndara.
“Artisti dhe çdo krijues në veprimtarinë e tij krijon lehtësim nga pritjet për njohje publike, të zhytur në botën e tij krijuese. Megjithat[, në botën tonë krijuese padyshim që nuk kemi qenë vetëm, kështu që ju falënderoj për këtë. Ky çmim më i lartë ka një rëndësi të madhe për secilin prej nesh”, tha Kuzmanovski.
Çmimi shtetëror “11 Tetori” u nda për herë të parë në vitin 1959 dhe është çmimi më i lartë për veprat jeësore që ndahet në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe aktiviteteve të tjera me interes publik. Në një vit mund të ndahen më së shumti pesë çmime.