Me moton “Kur të ndalen sharrat” sot në Shkup në rrugën “Orce Nikollov” qytetarë pro*testuan për shkak të planeve të autoriteteve të qytetit për prerje të edhe drunjve të mbetur në këtë rajon.
Organizatorët “Qyteti i gjelbër human” në protestë kërkuan të ndërpritet vendimi i dhënë nga Qyteti i Shkupit me të cilin është mundësuar prerja e drunjve në këtë rrugë, që të shpëtohen drunjtë e tjerë të mbetur.
Kërkesat e “Qyteti i gjelbër human” janë:
Të ndërpritet ekzekutimi i vendimit të dhënë nga Qyteti i SHkupit me të cilin u mundësua masakr*imi në rrugën “Orce Nikollov” me qëllim që të shpëtohen drunjtë e tjerë të mbetur të cilët ende nuk janë prerë;
Menjëherë publikisht të publikohet të gjithë dokumentet të cilët përmbajnë argumente në bazë të së cilave kryetari i Qytetit të Shkupit e ka sjellë vendimin për prerje të dhjetë drunjve;
Urgjentisht të ndryshojë Statuti i Qytetit të Shkupit me dhënie të dispozitave për rritje të transparencës, inkuadrimit efektiv të opinionit dhe publikim të obligueshëm të vendimeve për prerje të gjelbërimit në ueb-faqen dhe në profilet zyrtare në rrjetet sociale të Qytetit të Shkupit në ditën e miratimit të tyre;
Qyteti i Shkupit dhe komunat në Qytetin e Shkupit të sjellin dispozita statutore që detyrimisht të organizojnë prezantim të projekteve për rregullim të rrugëve dhe hapësirave publike nga ana e projektuesve dhe personave përgjegjës në komuna, si dhe mundësi për participim të opinionit;
Kadastri i gjelbër i Shkupit menjëherë të azhurnohet me informatat të domosdoshme dhe nga tani e tutje ky azhurnim të rrjedhë detyrimisht;
NP “Parqe dhe gjelbërim” në pajtueshmëri me informatat rrjedhëse të azhurnuara të Kadastrit të gjelbër, domosdosmërisht të përpilojë pëan për prerje të drunjve të cilët me kujdes profesional mund të shpëtohen dhe të njëjtin denjësisht ta zbatojë;
Revizion i pavarur urgjent i projektit për rikonstruim të rrugës “Orce Nikollov” dhe publikim të projektuesit dhe revidentët e projektit;
Të parashtrohen kallëzime sipas detyrës zyrtare kundër të gjithëve të cilët i kanë shkelur ligjet, të cilët i kanë tejkaluar autorizimet e tyre ligjore dhe të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme kanë punuar në shërbim./Portalb