RMV – tre persona përfunduan pas grilave, ja shkaku …


Në një aksion policor pas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë ka kryer dy vepra të vazhdueshme penale -Incest dhe vepër penale Trafikim me fëmijë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë kanë kryer vepër të vazhdueshme penale- Trafikim me fëmijë.

Prokuroria njoftoi se i dyshuari i parë, i cili është baba i gjashtë fëmijëve, prej të cilave tre të mitura, ka shfrytëzuar të njëjtat mundësi për një kohë të gjatë për të kryer marrëdhënie sek*suale me njërën nga vajzat e tij të mitura. Njëkohësisht, e dyshuara e dytë, duke shpërdoruar rolin e saj si nënë e një fëmije nën moshën 14 vjeçare, ka joshur vajzën të kryejë akte sek*suale për kompensim monetar me të dyshuarin e tretë.Sipas informacioneve nga shërbimet kompetente, nëna e ka çuar vajzën tek i dyshuari i tretë, në shtëpinë e tij dhe për kompensim monetar prej 2.000 denarë, e ndonjëherë edhe 500 denarë, duke e detyruar të zhvishet dhe të ketë marrëdhënie sek*suale me të. Nëse fëmija refuzonte, nëna përdorte forcë fizike.

“I dyshuari i parë, duke keqpërdorur rolin e tij si baba, ia ka shitur vajzën një burri nga Kosova, i cili e ka gjetur përmes internetit. Pasi i është paguar kompensimi monetar prej 3000 euro, vajza është dërguar në Kosovë për martesë të detyruar. Pas dy muajsh ka ardhur për të vizituar prindërit e saj, ndërsa i dyshuari i parë, duke u arsyetuar se ishte shumë larg, nuk e ka kthyer në Kosovë dhe ka vazhduar të kryejë marrëdhënie intime me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e PThP-së.

Vajzat e mitura nga familja janë në përkujdesje në Qendrën për punë sociale në Shkup, ndërsa nëna, babai dhe burri që kanë kryer akte sek*suale ndaj fëmijës janë sjellë para gjykatësit dhe më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria do të vazhdojë të hetojë nëse janë dhunuar dhe keqpërdorur edhe vajzat e tjera.

Për veprat penale të incestit dhe trafikimit të të miturve (neni i Kodit Penal në të cilin është marrë parasysh edhe martesa e detyruar) për të cilat akuzohen të dyshuarit, parashikohet dënim me bur*g prej së paku 10 vjet, gjegjësisht 12 vjet.