RMV t’i hapë kufijtë njëjtë si shtetet fqinje dhe ato të BE-së, mërgimtarët të vijnë në vendlindje pa test PCR dhe t’ju hiqet masa e vetë izolimit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim për hapjen e kufijve prej datës 17 Qershor. Megjithatë kjo hapje e kufijve nuk është në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë respektivisht, hyrjen e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut, dhe Qeveria e saj vazhdon të zbatojë masa unike nga vendet e rajonit, njëjtë siç ka eksperimentuar po thuajse me shumë vendime të Qeverisë për parandalimin e Covid 19, të cilat nuk kanë dhënë aspak sukses dhe efekt në mbrojtjen e shëndetit publik.

Për në si ASH është i papranueshëm vendimi që qytetarët tanë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut si kusht duhet ta kenë PCR testin, e aq më pak edhe të vetë izolohen. Maqedonia e Veriut tani më fatkeqësisht është lider në rajon për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve në milion banor, andaj shëndeti publik i qytetarëve të saj, nuk mund të rrezikohet nga mërgimtarët tanë që vijnë nga vendet e BE-së të cilat pothuajse e kanë fituar betejën me Covid 19 dhe i kanë hapur kufijtë për të lëvizur pa asnjë pengesë.

Me këtë veprim RMV nuk po respekton as rregullat e fqinjësisë së mirë ndaj shteteve ta cilat nuk po kërkojnë testime për qytetarët tanë. Kërkojmë urgjentisht që Qeveria në mbledhjen e radhës t’i heqë masat aktive për qytetarët që kthehen ne vendlindje, testin PCR si dhe vetë izolimin për disa arsye edhe atë; Maqedonia e Veriut si aspirante e BE- duhet t’i praktikojë praktikat e njëjta të shteteve të BE-së të cilët i kanë hapur kufijtë pa asnjë kufizimi.

Jemi dëshmitar të shumë tendencave për ta keqpërdor këtë situatë, por edhe për ta dëmtuar xhepin e qytetarëve tanë të cilët duhet të paguajnë më qindra euro për familjet e tyre për PCR testime, të cilat edhe shpesh herë nuk rezultojnë të sakta.

Kërkojmë urgjentisht që Qeveria dhe MPB të sillen në mënyrë korrekte më qytetarët që vijnë nga diaspora, duke u mundësuar lëvizje të lirë, pa maltretime dhe vonesa shtesë nëpër pikat kufitare. Kërkojmë që mërgimtarët tanë si shtetas të RMV-së t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre edhe të procesit të votimit më 15 Korrik, çdo masë tjetër kufizuese si ajo e izolimit për dy javë mund të kuptohet edhe si tendencë për t’i përjashtuar ata nga procesi i votimit.

Kërkojmë që në hyrjen e mërgimtarëve në RMV të merret vetëm adresa e tyre dhe një numër kontakti i telefonit (siç është shembulli i Kroacisë) që më pas t’u dërgohet një udhëzues për masat mbrojtëse dhe preventivën në rast se dikush nga mërgimtarët tanë shfaq simptoma të Covid 19, dhe në rast të infektimit të tyre të gjitha kontrollet dhe shërbimet e shtetit t’i paguajë shteti, sepse mërgimtarët tanë për çdo vit mbushin arkën e shtetit me nga 200 milion euro me remitencat e tyre.

Flakron Bexheti – Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët,
17.06.2020