RMV, su*lmi ndaj gazetarëve do të ndiqet si su*lm ndaj personave zyrtarë

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Aleksandar Vidinovski paralajmëroi se, përmes ndryshimeve në Kodin Pe*nal, su*lmi ndaj gazetarëve përfundimisht do të trajtohet si su*lm ndaj personit zyrtar, për çka parashihen dë*nime me bu*rg.

“Këto ndryshime të Kodit Pe*nal në Ministrinë e Drejtësisë veç më janë bërë, janë dorëzuar në Qeveri për shqyrtim. Pas përfundimit të periudhës për vërejtje ato do të votohen nga Qeveria dhe do të dërgohen më tej në procedurë parlamentare. Pritjet janë se në gjysmën e dytë të majit ato do të gjenden për votim para deputetëve”, tha Vidinovski.
Sipas tij, në ndryshimet e ligjit përkrah gazetarëve, janë përfshirë edhe punonjësit mediatik, përkatësisht edhe kameramanët.

“Ju e dini se unë si zëdhënës apo ministri i Drejtësisë, nuk mundemi në asnjë rast të komentojmë vendime gjyqësore apo procedura. Por, ajo çka mund të bëjmë është t’i ndjekim rastet gjyqësore ku janë të përfshirë gazetarë, të vërtetojmë ku ndoshta paraqitet problem dhe nëse ata mund të korigjihen përmes ndryshimit të ligjeve që janë nën Ministrinë e Drejtësisë, ajo edhe të bëhet”, deklaroi Vidinovski.
Përpos ndryshimeve në Kodin Penal, me ndryshime në Ligjin për përgjegjësi qytetare propozohet edhe ulja e dë*mshpërblimit për shpifje dhe fyerje deri në 10 herë.