RMV – Regjistrohet rritje afër 10% e shitblerjes së prodhimeve bujqësore

Në Maqedoninë e Veriut sivjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka pasur rritje të shitblerjes së prodhimeve bujqësor, përveç të drithërat, frutat dhe prodhimet blegtorale.

“Në tremujorin e parë të vitit 2021 shitblerja e prodhimeve bujqësore është 4 668 764 000 denarë, që domethënë është rritur për 9.3 %, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak. Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur rritje për 12.7%, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi vetanak ka rritje për 0.4%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që rritje është vërejtur në të gjitha produktet, përveç drithërave (62%), frutave (0.5%) dhe prodhimeve blegtorale (13.9%), derisa në grupin Bujqësi kemi 18.2%, Pemishte dhe vreshtari 92.6%, Pijet alkoolike 8.7%, peshk 16.3% dhe produkte tjera 61.1%.
Në bazë të sasisë, këtë tremujor përdorim të theksuar kemi te domatet (36 079 ton), gjethe të thata duhani (14 793 ton), 31 348 000 copë vezë, 7 151 ton molla, etj.