Qeveria në seancën e sotme qeveritare ka sjellur urdhëresë me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas së cilës, mjekimi për qytetarët pa sigurim shëndetësor që do të diagnistifikohen me virusin korona do të jetë në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Kjo vlen edhe për personat e siguruar, të cilëve u janë mohuar të drejtat nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor për shkak të kontributit të papaguar në mënyrë të rregullt ose për shkak të vonimit të pagesës së kontributeve për më shumë se 60 ditë..
Dekreti për trajtim nga KOVID-19 në barrë të Fondit, sqarohet në kumtesën e Sektorit Qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, vlen edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk janë të siguruar mbi asnjë bazë.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/