RMV, qytetarët deri më 19 prill mund të paraqiten për ndryshimet në furnizimin me energjinë elektrike

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit deri më 19 prill do të pranojë vërejtjet nga qytetarët në lidhje me ndryshimet për furnizimin me energjinë elektrike.
“Të interesuarit, personat juridikë dhe individët, mund të paraqesin vërejtjet dhe komente jo më vonë se 19 Prill 2021 në ora 16:00 në Komisionin Rregullator për Energjinë dhe Shërbimet e Ujit në lidhje me propozim-rregullat e botuara”, sqarojnë nga Komisioni.

Debati publik për propozim-rregullat, për shkak pandemisë, Komisioni vlerësoi të zhvillohet në formë elektronike, ku qytetarët do të mund të paraqesin vërejtjet e tyre. Reagimet mund të paraqiten në adresën elektronike [email protected] ose në faksin 02/ 32 33 586, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë në adresën rr. Makedonija nr.25, në ndërtesën Lazar Pop-Trajkov, kati VI. /Portalb