RMV, policia zbuloi 44 automjete pa dokumente përkatëse që kryejnë transport publik të fëmijëve

Gjatë kontrollit të 719 automjeteve, që kryejnë transport publik të fëmijëve në 212 lokacione, ishin konstatuar 44 vepra penale nga neni 284-a për kryerjen e transportit publik pa dokumentacion përkatës, si dhe 121 shkelje që dalin nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor, Ligji për automjete, Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive etj.
Nga qarkullimi në komunikacion u larguan 34 automjete për shkak të parregullësive teknike dhe mospërputhjeve të tjera. Gjatë kontrollit të zonave të të gjithë sektorëve për punë të brendshme, janë legjitimuar 835 nxënës të rritur të shkollave të mesme, si dhe janë kryer 4.386 kontrolle te nxënësit, për sa i përket respektimit të Ligjit për armët, Ligjit për të drejtat e fëmijëve dhe Kodit Penal.

Pas dokumentimit të rasteve, kundër të gjithë personave përgjegjës që kanë kryer ndonjë kundërvajtje apo vepër penale, do të ngritet kallëzim përkatës penal.

Ky Aksion operativ është zhvilluar javën e kaluar (03/04.02.2022), bazuar në prioritetet e përcaktuara për përmirësimin e sigurisë publike, veçanërisht tek nxënësit në shkolla dhe transportin publik, si dhe respektimin dhe zbatimin konsistent të ligjeve në të gjithë vendin, në të cilin morën pjesë sektorët për punë të brendshme.