RMV, polici duke e pastruar pistoletën zyrtare plagoset në dorë, dërgohet në spital


Më 25.10.2024, rreth orës 21:30, është raportuar se në një dhomë rojtarie të vendosur brenda qendrës së DPB Probishtip, një oficer policie gjatë pastrimit të pistoletës zyrtare ka shkrepur një plumb, duke u lënduar në pëllëmbën e dorës së majtë. Ai është transportuar në Spitalin Klinik të Shtipit për ndihmë mjekësore. Prokurori publik është njoftuar dhe një ekip hetimor nga DPB Probishtip ka kryer inspektimin.