RMV, pas orës 21:00 do t’ju vendoset çelësi kafeneve, u ndaluan edhe grupimet mbi 4 persona

Kafenetë dhe të gjitha objektet tjera hotelierike përveç atyre në dy aeroportet e vendit do të punojnë deri në ora 21:00, grupime të më shumë se 4 personave nuk do të lejohen si dhe Qeveria e RMV-së rekomandon që të mos lëvizet pas orës 21:00, pa nevojë.

Kjo masë u paralajmërua dje nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ndërkaq zyrtarizua sot me miratimin e vendimeve të reja në seancën qeveritare.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në rrjetin social “Fejsbuk”.