RMV, pa probleme po kalon votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve, personave me Kovid-19 dhe të bur*gosurit


Votimi në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale i të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, personave me Kovid-19, të burgosurve dhe personave në shtëpitë e pleqve po kalon pa pengesa dhe pa probleme, informoi sot në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Lupka Guguçevska. Një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, gjegjësisht sot të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 7.645 votues, njofton Portalb.

Në vendvotimet në 14 Institucionet ndëshkuese-korrektuese të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.409 votues. Të gjithë vendvotimet nëpër burgje janë hapur në orën 7 dhe atje votimi do të zgjasi deri në orën 19. Deri në mesditë, siç tha Guguçevska, atje votimit ka shkuar pa probleme.

Në kushte shtëpiake sot votojnë edhe 5.588 të sëmurë dhe të pafuqishëm ose persona në paraburgim shtëpiak, paraqitjes e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komnale, si edhe 376 persona me Kovid-19 ose në izolim.

Në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 266 votues, ndërsa të drejtë vote kanë edhe gjashtë persona të shpërngulur në brendësi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për vëzhgim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale akreditoi 1598 vëzhgues, prej të cilëve 1220 vendor dhe 368 të huaj, si dhe 10 gazetarë të huaj.

Guguçevska informoi se me qëllim të tejkalimit të problemeve që u paraqitën me përdorimin e terminaleve për identifikim biometrik të votues është mbajtur edhe një cikël i edukimit me kryetarët dhe zëvendëskryetarët e këshillave zgjedhor, ndërsa theksoi se gjithashtu në dispozicion të KSHZ-së janë edhe 400 teknikë të cilët do të ndihmojnë për tejkalim të problemeve eventuale gjatë votimit.

Për votuesit është aktive linja telefonike falas 0800 555 44 në të cilin qytetarët e interesuar mund të paraqiten ose të lënë koment deri të KSHZ së bashku me të dhënat e tyre për kontakt që të marrin përgjigje për pyetjen e parashtruar.

Edhe sivjet sa i përket komunikimit me qytetarët me dëgjim dhe të pamurit të dëmtuar në ditën e zgjedhjeve, gjegjësisht nesër aktiv do të jetë numri i telefonit 076 488 360 në të cilin përmes video thirrjes do të mund të parashtrojnë pyetje deri te KSHZ-ja dhe të marrin përgjigje në gjuhën e shenjave. Për të gjithë qytetarët në dispozicion janë internet faqja e KSHZ-së www.sec.mk, si dhe faqet në rrjetet sociale Fejsbuk dhe Twitter dhe kanali në Jutjub.
Të drejtë vote në rrethin e dytë të këtyre zgjehdjeve lokale me certifikata në të cilat janë të regjistruar edhe dy vendvotimet në të cilët përsëritet votimi nga rrethi i parë në Dibër dhe Shuto Orizarë janë të regjistruar 1 353 990 votues.