RMV, nuk ka mjek që duan të punojnë me të bu*rgosurit


Të gjithë 12 bu*rgjet në vend kanë nevojë për kuadër shëndetësor, mjek të përgjithshëm, stomatolog, psikolog dhe psikiatër. Autoritetet thonë se deri më tani ka pasur disa njoftime për pranim të ekspertëve, por nuk ka pasur interes në publik. Ata konsiderojnë se institucionet qeveritare duhet të rinovojnë konkurset dhe t’u ofrojnë mjekëve të ardhshëm në bu*rgje bonuse pagash.

“Pothuajse në të gjitha burgjet në vend (12 gjithsej) mungon personeli i përgjithshëm mjekësor, si dhe psikologë dhe psikiatër që do të kujdesen për shëndetin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Burgjet në Maqedoni nuk e monitorojnë shëndetin mendor të të dënuarve dhe nuk marrin terapinë e duhur”, thotë Ina Xhugumanova nga Komiteti i Helsinkit.

Për shembull, një i dënuar që vuan dënimin në burgun e Manastirit ka dëmtim të dukshëm të gjendjes shëndetësore psikike. Për të kujdesen të dënuarit dhe policia e burgjeve të cilët ia ndërrojnë rrobat dhe ia japin terapinë mjekësore të përshkruar nga psikiatri. Gjendja shëndetësore e personit nuk ndiqet rregullisht nga profesionisti mjekësor pasi ekziston shqetësim dhe se terapia që po merr aktualisht nuk është e përshtatshme për gjendjen e tij shëndetësore, thuhet në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit.

Në këtë raport konstatohet se të miturit të cilët po vuajnë dënimin në shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese në Ohër nuk i kanë kushtet për vijimin e mësimit. Në këtë burg janë vetëm dy edukator për arsimin fillor, ndërsa asnjë për arsimin e mesëm.

„Burgu i Tetovës ka një kapacitet prej 48 shtretërish, dhe ka po aq të burgosur. Të gjithë kanë telefona celularë edhe pse janë të ndaluar. Burgu i Shtipit ka 210 shtretër, kurse në të ka 212 të burgosur. Në burgun e Strumicës janë vërejtur çezme nga të cilat mund të pihet ujë, kurse organet e burgut të Kriva Pallankës nuk kanë në dispozicion veturë zyrtare. Nëse një i burgosur do të dërgohet në gjykatë ose spital, ai ose ajo transportohet me automjetet private të gardianëve. Për sa i përket kapaciteteve hapësinore, kushteve materiale dhe higjienës pothuajse në të gjitha burgjet është vërejtur lagështi, myk dhe erë e pakëndshme. Në asnjë burg të vendit nuk është instaluar sistem alarmi, për çka në rast urgjence të dënuarit duhet t’i thërrasin punonjësit duke bërtitur apo trokitur në dyer. Në burgje thuajse nuk ka ekipe për risocializim, kurse shumica e tyre nuk kanë të punësuar as avokat”, konstatuan ekspertët e Komitetit të Helsinkit.