RMV, një polic ka dalë nga puna dhe ka qëlluar me pistoletën e shërbimit, dy kolegë të tij e kanë fshehur rastin

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër T.A., zyrtar policor në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Strumicë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”.

Më datë 29.06.2024, rreth orës 06:20, në cilësinë e punonjësit të policisë, duke u larguar nga vendi i punës, i raportuari ka shkuar në rrugën “Betovenova”, ku është takuar me një person, sipas marrëveshjes së mëparshme për takim dhe në një moment T.A. ka qëlluar disa herë me pistoletë zyrtare, gjë që ka shkaktuar një rrezik të përgjithshëm për qytetarët në zonë. Polici i përmendur nuk e ka denoncuar ngjarjen në SPB Strumicë, ai është kthyer në vendin e tij të punës dhe pasi ka përfunduar turnin është larguar. I denoncuari nëpërmjet kolegëve të tij, punonjësit e policisë P.P. dhe S.D., të cilët janë dërguar nga SPB Strumicë pas ankesës së një qytetari për të njëjtën ngjarje, kanë tentuar ta fshehin ngjarjen, gjë që nuk është raportuar nga ana e tyre”, thonë nga MPB.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale, do të paraqesë Propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj punonjësit të policisë T.A. dhe do të nxjerrë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore, ndërsa ndaj punonjësve të policisë P.P. dhe S.D. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë.