RMV, një grua 59-vjeçare humbi jetën pasi zjarri kaploi shtëpinë e saj


MPB njofton se dje pasdite në ora 17:06 në SPB Shtip, është raportuar se në fshatin Lozovë ka ndodhur një zjarr në një shtëpi pronë e K.T.B. (59), e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Një mjek ka konstatuar vdekjen si pasojë e djegieve.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Sveti Nikollës, dhe hetimin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Sveti Nikollë në prani të një inspektori nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.