RMV – Një 22 vjeçar ndërroi jetë nga koronavirusi


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 22 viktima nga Kovid-19.

Viktimat janë 9 nga Shkupi, nga 3 nga Kavadari dhe Manastiri, dhe nga një viktimë është nga Demir Kapija, Kumanova, Negotina, Prilepi, Stuga, Strumica dhe Tetova.

Nga viktimat, siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, 21 kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, kurse një në kushte shtëpiake.

Viktima më e re në moshë është 22 vjeç nga Prilepi.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin e të vdekurve nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 5 viktima. Më i riu në moshë është 39 vjeç.