Votimi në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, edhe krahas pandemisë aktuale të KOVID-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin të shkojnë në vendvotime dhe të votojnë.
Do të votohet në pajtim me Udhëzimin e KSHZ-së dhe protokollet e Komisionit për Sëmu*ndje Infe*ktive, të cilat parashikojnë masa të mbrojtjes në vendvotime, për anëtarët e këshillit zgjedhor të cilët e realizojnë votimin, si dhe për votuesit.