RMV, ministri i Shëndetësisë shkarkoi drejtorin e Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski, tha sot ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri

“Kam marrë konstatime se shkalla e vdekshmërisë në Klinikë është rritur. Kam formuar një komision dhe raportin e kam marrë të premten dhe nuk ka pasur devijime të rëndësishme. Por sot mora një tjetër informacion, se për 170 pacientë nuk është paraqitur asnjë informacion në ‘Terminin tim’ për letrat e lirimit dhe vdekjet, ndaj supozoj se shifra e vdekshmërisë mund të ndryshojë. Unë jam ministër në largim dhe kam dashur ta shtyj këtë, por sot vendosa ta shkarkoj Shokarovskin përkundër marrëdhënieve të trazuara njerëzore”,tha Demiri në një konferencë për media në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në qershor të vitit të kaluar, ministri paraprak Fatmir Mexhiti e emëroi Shokarovskin drejtor pasi e kishte shkarkuar doktorin Sashko Jovev.