Në fillim të viti shkollor 2021/2022 në shkollat e rregullta fillore ka 186.649 nxënës, që është 0.5 përqind më pas në raport me vitin paraprak shkollor, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave,
Në shkollat e mesme të rregullta, nga ana tjetër, në fillim të vitit shkollor 2021/2022 numri i nxënësve është 71.018 ose më pak për 1.1 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor 2020/2021.
Në njoftimin e EShS-së janë publikuar të dhënat bazë për arsimin fillor dhe të mesëm në fillim të këtij viti shkollor, të dhënat për numrin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sipas moshës, gjinisë dhe klasës/vitit mësimor dhe sipas mësimit të një gjuhe të huaj.
Përfshihen të dhënat për shkollat fillore të rregullta, shkollat fillore dhe të mesme speciale për të rritur dhe shkollat e mesme të rregullta, shkollat e mesme speciale dhe shkollat e mesme fetare.