RMV, janë se*kuestruar 4,5 tonë gjalpë me afat të skaduar

Zëvendëskryeministri për lu*ftë kundër korr*upsionit dhe kr*imit Lupço Nikollovski mbrëmë vonë në profilin e tij në Fejsbuk informoi se tek operatori “Evro Mlekara” SHPKNJK Shkup janë gjetur dhe sekuestruar 4,5 tonë gjalpë i cili ka pasur afat deri në vitin 2019.

Ndërsa, pastaj nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) publikuan se është tërhequr nga shitja gjalpi i prodhuesit Rucker GmbH – Gjermani, ndërsa importues dhe distributor i së cilës në vend është “Evro Mlekara” SHPNJK Shkup, për shkak se ka qenë me afat të skaduar.
“Bëhet fjalë për gjalp në paketim prej 25 kilogramëve bë blloqe dhe 5 kilogramë në kosha i cili është zbuluar gjatë inspektimit më 10 mars. Gjalpi ka pasur datë prodhimi 13.12.2020 dhe afat përdorimi deri më 12.02.2021”, kumtuan nga AUV.
Nga AUV u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët kanë blerë nga ai, të mos e konsumojnë dhe ose ta kthejnë prej nga e kanë blerë ose ta gjuajnë.

Lajmin për tërheqjen e gjalpit në profilin e tij në Fejsbuk e kumtoi edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski.
“Në aksion të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) tek operatori ‘Evro Mlekara’ SHPNJK Shkup, janë gjetur dhe janë sekuestruar 4,5 tonë gjalpë, i cili ka pasur afat përdorimi deri në vitin 2019. Prodhimi është gjetur në shitje pa deklaratë dhe nga ana e AUV-së menjëherë është tërhequr nga tregu”, shkroi Nikollovski./Portalb