RMV, janë arrestuar pesë persona për shkak të dyshimit për “trafikim me fëmijë”, është ngritur padi penale

Më datë 14.01.2023, Njësia kombëtare për luftimin e kontrabandës së migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit, ka zhvilluar një rast për veprën penale “Trafikim me fëmijë”, kryer nga pesë persona, transmeton Portalb.mk.

“Përkatësisht, V.D.(39), K.R.(24), V.B.(26) dhe A.D.(23) nga Kavadari dhe N.I (21) nga Negotina, në periudhën prej gushtit deri më 19 shtator 2022 veprën penale e kanë kryer duke përdorur shërbime seksuale nga e mitura në lokacione të ndryshme, për kompensim në të holla prej 1000 deri në 2000 denarë. M.K.(20), duke përdorur forcë fizike dhe kanosje, si dhe dhunë psikologjike, e ka detyruar të miturën të kryejë akte seksuale dhe të ofrojë shërbime seksuale për pesë personat e denoncuar. Për M.K., hetimet po kryhen për veprën penale “Trafikim me fëmijë” (neni 418 d i K.Penal) nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, njoftuan nga MPB.

Në bazë të urdhëresave gjyqësore të lëshuara nga Gjykata Themelore Penale Shkup, më 14.01.2023, në zonën e Kavadarit, është kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet tjera të personave të denoncuar, me çka pesë personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre nga Njësia Kombëtare Kundër Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më datë 14.01.2023, ndaj pesë personave është ngritur kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të “trafikim me fëmijë” i parashikuar dhe i dënueshëm në nenin 418d paragrafi 3 i Kodit Penal.