RMV, instalimi i arkëtimit elektronik të taksës rrugore në Korridorin 8 pret përgatitjen e dokumentacionit të projektit

Nuk ka një afat konkret specifik se kur do të fillojë ndërtimi, por ka njoftim se pritet dokumentacioni i projektit për planin e instalimit të arkëtimit elektronik të taksës rrugore në pikat e arkëtimit përgjatë Korridori 8 dhe në autostradën Milladinovci-Shtip. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë për “Meta.mk” se së pari duhet të përgatitet dokumentacioni i projektit, e më pas do të fillojnë aktivitetet për modernizimin dhe futjen e pagesës elektronike në stacionet e pagesave “Milladinovci”, “Gllumovë”, “Zhelinë”, “Tetovë” dhe “Gostivar”.

Periudha në të cilën duhet të realizohen dhe të vihen në përdorim pikat e modernizuara për grumbullim të taksës rrugore është 12 muaj nga fillimi i kontratës. Konsorciumi i kompanive nga Turqia e Maqedonia, i përbërë nga “Aselsan” nga Ankaraja dhe “Zhikol” nga Strumica, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar e fitoi kontratën me vlerë 12.5 milionë euro, me të cilën pagesa elektronike e taksës rrugore me kartat M-Tag dhe M-Smart do të duhet të instalohet në të gjitha autostradat në vend.

Me instalimin e pajisjeve elektronike, qytetarët në autostradat përgjatë Korridorit 8 do të mund të marrin zbritje prej 2 deri në 7 % të çmimeve të taksave, varësisht nga sasia e rimbushjes në kartën M-Tag dhe M-Smart, përfitim që shoferët tashmë përdorin të cilat përdorin pjesët e autostradës nga Tabanovc deri në Gjevgjeli.

Nga NP për rrugë shtetërore nuk kanë datë të caktuar se kur do të fillojë ndërtimi i dy pikave të pagesës “Preod” dhe “Kadrifakovë” në magjistralen Milladinovci-Shtip, e cila tashmë dy vjet shfrytëzohet pa pagesë të taksave nga shoferët.
“Në periudhën që vijon, do të fillojë ndërtimi i pikave për pagesë Kadrifakovë dhe Preod, posa të përfundojnë punimet e ndërtimit, do të vihen në funksion”, thonë shkurtë nga NP për rrugë shtetërore, pa specifikuar afate.

Autostrada Milladinovci-Shtip pothuajse dy vite përdoret pa paguar kompensimi për shfrytëzim të rrugëve, që e bën këtë autostradën e vetme në vend ku nuk paguhen taksat. Në të gjitha segmentet tjera të autostradave në vend, qytetarët paguajnë taksa rrugore çdo ditë. Pasi të instalohet në stacioni i pagesave “Preod”, për përdorimin e seksionit nga Milladinovci në Sveti Nikole, veturat do të duhet të paguajnë 70 denarë në një drejtim. Në stacionin e dytë të taksave “Kadrifakovo”, midis Sveti Nikollës dhe Shtipit, pagesa për veturat do të kushtojë 50 denarë në një drejtim.

Nga NP për rrugë shtetërore informojnë se pika e pagesës afër fshatit Arbinovo do të ndërtohet në autostradën e re Kërçovë-Ohër, por ajo do të vihet në funksion pasi të përfundojnë ndërtimet i seksionit midis dy qyteteve.
“Vënia në punë e stacionit të taksave në Arbinovë do të bëhet pasi të lëshohet për trafik autostrada Kërçovë-Ohër,” thonë nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.