RMV, bie nga kulmi i një objekti dhe struktura prej betonit e oxhakut i bie sipër, ndërron jetë një 25-vjeçar

Më 15.07.2024, në orën 11:54, në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Kriva Pallankë është raportuar se tek ata është sjellë i vdekur R.M. (25) nga Kriva Pallanka. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 11:30, R.M. ishte vërejtur duke qëndruar në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën “Edinstvo”, nga ku kishte rënë, dhe pas tij kishte rënë edhe struktura prej betoni e oxhakut, pas çka menjëherë kishin thirrur Ndihmën e Shpejtë Mjekësore. Një mjek kishte konstatuar vdekjen, hetimi është kryer nga një ekip i Departamentit për Punë të Brendshme Kriva Pallanka, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar familjes.