RMV – Arritën vaksinat “Pfizer”

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se dërgesa e parë e vaksinës “Pfizer” ka arritur këtë pasdite. Këto vaksina Ministria e Shëndetësisë i siguroi përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e vaksinës anti-Covid-19.
Bëhet fjalë për 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”, të cilat nga e mërkura do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend, ku vaksinimi zhvillohet në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Imunizimin e popullsisë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.