RMV/ Arrijnë vaksinat anti-Kovid nga Sërbia, Filipçe angazhohet për shkarkim-ngarkim (Foto)


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka pranuar dërgesën e dytë nga gjithsej 8 mijë doza të vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar është angazhuar që personalisht të shkarkojë-ngarkojë dërgesën me vaksina.

Autoritetet serbe vaksinat deri në Tabanoc i transportuan me makinë të thjeshtë. Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin tonë me 14 shkurt. Përmes kësaj dërgese në vendin tonë edhe kishte nisur zyrtarisht procesi i imunizimit kundër Covid-19.