RMV, arrestohet një person për shkaktim të zjarrit


Më 05.08.2024 në fshatin Shtavica, Prilep, oficerët e policisë nga SPB Prilep dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare Staravina pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Jug e kanë privuar nga liria G.K. (54) nga fshati Shtavica, nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr.

Rreth orës 09:00 ai kishte djegur bar të thatë në oborrin e shtëpisë së tij, pas së cilës zjarri u përhap në parcelat fqinjë. G.K. u kap nga oficerët e policisë gjatë shuarjes së zjarrit dhe në një bisedë zyrtare e pranoi veprën.
Zjarri u shua nga oficerët e policisë dhe nuk ka të lënduar.
Është kryer inspektimi, dhe personi është arrestuar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.