6 janari 2022 (e enjte) është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoni.
Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, prej ku thonë se më 6 janar është festa e Buzmit.“Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr.21/98 dhe 18/07), 6 janari 2022 Buzmi, një ditë para Krishtlindjes është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Ua urojmë Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks”, thonë nga MPPS.