RMV – 35 mijë familje jetojnë me ndihmë sociale, Trençevska thotë se 1000 denarë shtesë për ta kryejnë shumë punë

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e pranon se 1000 denarë shtesë që parasheh Qeveria për tre muajt vijues tu ndajë familjeve që marrin ndihmë sociale nuk janë ndoshta të mjaftueshme, por të njejtat, sic tha sado pak do të zbusin gjendjen e tyre. Numri i pranuesve të ndihmave sociale naga fillimi i pandemisë deri më sot është rritur nga 27 mijë në 36 mijë amvisëri tha ajo.
Ndoshta nuk është e mjaftueshme ndihma prej 1000 denarësh për mars, prill dhe maj për pranuesit e ndihmës minimale sociale, por qëllimi i Qeverisë në periudhë të krizës Kovid dhe në periudhë të krizës ekonomike është të përfshijë sa më shumë kategori qytetarësh, thotë ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska, në intervistën javore Radio Evropa e Lirë.
Numri i pranuesve të ndihmave sociale naga fillimi i pandemisë deri më sot është rritur nga 27 mijë në 36 mijë amvisëri tha ajo.
‘Numri në dhjetor 2020 ishte 35.115 pranues. në muajin e parë të vitit 2022 numri arriti në 36.385, që do të thotë për diku 1000 familje të reja të kyqura në sitemin e mbrojtjes sociale. Me të vërtetë në kushte të pandemisë dhe krizës botërore sistemi i fut të gjithë ata që u gjenden në rrezik social, përkatësisht familje të pasigurta me të ardhura materiale. kjo është mirë pasi secili qytetar që në pandemi e humbi vendin e punës, mund të futet në sistem.’ tha ajo.
Trenceva foli edhe për vendimin e fundit të qeverisë që pranuesit e ndihmës sociale në tre muajt në vijim do të marrin nga një mijë denarë shtesë. u shpreh e bindur se është shumë e vogël, megjithatë e mjaftueshme, tha ajo.
‘Shumë që marrin ata cdo muaj nuk është e mjaftueshme, por tani në mars, prill dhe maj do të marrin plus nga 1000 denarë. për momentin të gjithë ata që marrin ndihmë të garantuar minimale marrin nga 1000 denarë më shumë për të paguar faturat e energjisë elektrike.
Ndoshta siq thashë, nuk është e mjaftueshme, por qëllimi ynë si qeveri është të zbusim gjendjen e tyre sado pak” tha ajo./REL/