RMV – 10 kandidatë kanë aplikuar për prokurorë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar


Në Këshillin e Prokurorëve Publikë janë dorëzuar gjithsej dhjetë kandidatura për pesë pozita për prokurorë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Fillimisht në Këshill janë dorëzuar tetë aplikime dhe deri më sot kanë mbërritur me postë edhe dy kandidatura të tjera.Shpallja për zgjedhjen e prokurorëve në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është shpallur për shkak të skadimit të mandatit të pesë prokurorive të kësaj prokurorie.

Konkursi zyrtarisht ka përfunduar më 1 dhjetor dhe në periudhën e ardhshme, siç thonë nga Këshilli, do të shqyrtohen edhe kandidaturat.

Në prill të këtij viti, Këshilli i Prokurorëve Publikë mori vendim për zgjedhjen e pesë prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup.

Këshilli zgjodhi prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kolariq për prokurorë në Prokurorinë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion – Shkup.