RKB: Nuk pritet ndryshim i qëndrimit të Sofjes në raport me veton ndaj Shkupit

“Nuk pritet ndryshim i pozicionit të Bullgarisë në lidhje me veton për Maqedoninë e Veriut”.
Kështu ka raportuar Radio Kombëtare Bullgare (RKB), duke ju referuar burimeve të veta.
Sipas tyre, Sofja mbetet në qëndrimin se nuk ka pasur përparim me Shkupin, në lidhje me përmbushjen e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.

Ndryshe, në Luksemburg sot mbahet Këshilli për Punë të Përgjithshme në të cilin pritet të merret vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Shumica e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së kanë bërë thirrje që të hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën, duke kërkuar të mos bllokohen këto vende për shkak të çështjeve politike.