Rivendoset flamuri i UÇK-së në oborrin e qeverisë

Është rivendosur flamuri i UÇK-së në oborrin e qeverisë, i cili së fundi ishte larguar nga aty.

Gjatë ditës së sotme u bë diskutim i madh në lidhje me këtë, për të cilën edhe u akuzua Qeveria Hoti.

Në fotografinë e mëposhtme, mund të shihni se si disa të rinj po e vendosin prapë flamurin në vendin ku ndodhej.

Kujtojmë se ditë më parë ky flamur ishte vendosur në oborrin e qeverisë pas deklaratave të ish këshilltarit të Ish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashit i cili akuzoi UÇK-në për krime lufte.

Për këtë deklaratë pati reagime të shumta e madje ky flamur i UÇK-së u vendos nga një qytetar në oborrin e qeverisë