Ritmet e vaksinimit. Shqipëria e para, lë pas vende si Belgjika, Suedia e Franca

Organizata e statistikave “Our World in Data”, në raportin më të fundit rendit Shqipërinë të parën ndër vendet e rajonit dhe Evropës në ritmet e vaksinimit ditor.
Tabela me të dhënat e datës 5 maj tregon se Shqipëria ka ecur në të njëjtat ritme si BE me vaksinimet ditore për 100 banorë.

Shqipëria dhe BE janë në krye me 0.61 vaksinime duke lënë pas vende si Belgjika me një rezultat prej 0.6, vaksinime, Suedia 0.6, Franca dhe Austria 0.59 si dhe vende të tjera më poshtë.
Ndërkohë referuar organizatës “Our World in Data”, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut janë të fundit përkatësisht me rezultatet 0.15 dhe 0.11 vaksinime.

Ministria e Shëndetësisë raportoi , të mërkurën se në vendin tonë u vaksinuan 19 197 qytetarë, ndërsa në total janë vaksinuar 556.584 qytetarë, prej të cilave mbi 451,189 vaksinime janë për persona mbi 60 vjeç.
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 747.700 mijë vaksina si Pfizer, Astrazeneca , Sputnik e Sinovac,
Këtyre dozave u shtohen më vonë edhe 145 mijë doza Pfizer dhuratë nga BE, siç njoftoi komisioneri Varhelyi një ditë më parë nga Rinasi.