Rita Ora: Sot më shumë se kurrë, duhet të festojmë për gratë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në data të veçanta kujdeset që të bëjë urimet më të përzemërta.
Edhe sot me rastin e 8 marsit, ndau disa foto joshëse duke shkruar se duhet të nxjerrim në pah njëra-tjetrën dhe të gjitha gratë që na kanë frymëzuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku. Për të gjitha gratë që më kanë frymëzuar, ngritur dhe më kanë dhënë shpresë, Faleminderit! Gëzuar #Dita Ndërkombëtare e Grave “, shkroi ajo

https://www.instagram.com/p/CMKDHecH8Qv/?utm_source=ig_embed