Rita Ora nderohet me titullin “Naim Frashëri” nga presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekoroi me titullin e lartë “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

“Kënaqësi të nderoja sot me titullin e lartë “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Ai ka treguar se gjatë takimit ka shprehur konsideratën e tij për të gjithë përkushtimin e saj për artin dhe kulturën. “E inkurajova që të sjellë për botën, por edhe për kombin tonë shembullin se si arti vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat”, ka shkruar tutje Begaj.