Rita Ora i ka mësuar shqip të dashurit – ky i fundit e thërret “zog”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore botërore, Rita Ora, tash e sa kohë është në lidhje me regjisorin e famshëm, Taika Waititi.
Ky i fundit duket të jetë shumë supprturs ndaj të dashurës së tij dhe të arriturave të saj në karrierë.

Ai së fundmi ka shpërndarë me fansat e tij në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet një përmbledhje nga koncerti i fundit i Ritës i mbajtur në Kullën Eiffel.

Por e veçanta është se ai ka shkruar në mbishkrimin e saj fjalën “Zog” në gjuhën shqipe, e që duket të jetë termi përkëdhelëz me të cilin i referohet artistes shqiptare.
”Jepi Zog”, ka shkruar Taika Waititi, duke i uruar Ritës suksese në këtë koncert.

Rita dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, kur Rita ndodhej në Australi për formatin “The Voice” atje.