Rita Behadini pêr martesën: Martesa sjell fëmijë, e fëmija sjell të tjera obligime

Aktivistja Rita Behadini sonte në emisionin Click Plus në TV21, ku po diskutohet për gratë dhe vajzat në politikë, tha se është pro pavarësisë ekonomike të grave. Behadini potencoi se vajzat, gratë, e humbin kapacitetin që e marrin në universitet pasi që nuk kyçen në tregun e punës.

“Nuk jam kundër martesës, jam pro pavarësisë ekonomike të grave. Një gjë e tillë nuk mund të ndodh nëse një grua e limiton veten, ose kalon direkt në martesë pa pasur përvojë pune, sepse martesa sjell fëmijë, fëmija sjell të tjera obligime të cilat një grua duhet të vendos vetë dhe duhet të ketë të drejtën të vendos vetë se kur duhet t’i kaloj. Por gjithsesi fakti që neve na humbin në tregun e punës, tregon se ata kapacitetin që e marrin në uuniversitete e humbin më vonë sepse nuk kyçen asnjëherë në tregun e punës”, tha aktivistja Rita Behadini.