Rita Beadini: Gruaja shqiptare në Maqedoni përjeton diskriminim të dyfishtë: njëherë sepse është grua, dhe pastaj sepse është shqiptare


Rita Beadini
Gruaja shqiptare në Maqedoni përjeton diskriminim të dyfishtë: njëherë sepse është grua, dhe pastaj sepse është shqiptare.
Të gjitha fushatat, të gjitha projektet, të gjitha protestat organizohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke e lënë plotësisht të përjashtuar gruan shqiptare. Madje edhe operatorët nëpër linjat sos për dhu*në kuptojnë vetëm maqedonisht, edhe në polici po thirre, kot e ke nëse nuk di të raportosh në maqedonisht.

Nga ana tjetër, shqiptarëve nuk ju pëlqen të dalin prej baltës në të cilën janë zhytur. Saherë që ka një iniciativë për vetëdijësim të grave e burrave, dalin burrat e botës e thonë që neve nuk ka duhen kësij gjëra, se gruaja mirë e ka vendin në shpi, aty ku dhunohet vazhdimisht!
Gratë në këtë vend luf*tojnë beteja të dyfishta. Njëherë sepse janë gra, pastaj sepse janë shqiptare!