Ristiq: Kërkojmë nga Qeveria ta kthejnë Nikolla Gruevskin dhe ta vendosin prapa grilave

Aktorja Irena Ristiq ju drejtua turmës në protestën e sotme para Qeverisë që ndodhi për shkak të arratisjes së Nikolla Gruevskit dhe kërkoi nga Qeveria ta kthejë Nikolla Gruevskin në Maqedoni.

“Kërkoj nga kjo Qeveri të na e kthejë Nikolla Gruevski dhe ta vendosin prapa grilave ashtu siç na premtuan. Ju lutem që me seriozitet ta udhëhiqni punën ashtu siç premtuat”, tha Ristiq.

Ajo gjithashtu tha se që nga fillimi Gruevski nuk është trajtuar si çdo qytetar i rëndomtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq sot, para Qeverisë së Maqedonisë kishte protestë ku kërkohej dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për siç thonë ata, arratisjen e Gruevskit në Budapest.