Ristevski: Ka dallim mes videos së publikuar për Mickovskin dhe materialet e siguruara nga SPB Shkup

Kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendshme të Shkupit, Risto Stavrevski, informoi në konferencën e sotme për shtyp se nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbyllur plotësisht hetimi në lidhje me akuzat për shkelje të masave të ndërlidhura me Kovid-19 nga ana e kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Nga të gjitha masat e ndërmarra, ai theksoi se ekziston një dallim midis informacioneve të publikuara në opinion dhe informacionet e marra në bazë të ekspertizës. Dëshmia kryesore, siç deklaroi shefi Stavrevski, konfirmon se konstatimet janë të ndryshme nga perceptimi i krijuar në opinion.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se është siguruar një dëshmi shtesë kryesore, e cila gjithashtu konfirmon se perceptimi i krijuar në publik është i ndryshëm, por për shkak të fshehtësisë së dëshmisë, ai nuk mund të publikohet.