Risi për masën “14.500 denarë subvencione për pagat”, sindikatat me reagime

Qeveria prezantoi masa të reja, kushte të lehtësuara për ndihmë financiare për pagesë të pagave për muajt prill dhe maj për të punësuarit në ekonomi, që duhet të fillojë për disa ditë. Reagime vijuan nga sindikatat dhe shoqatat civile të cilët nuk pajtohen me kushtet e ndryshuara që ofrojnë mundësi për fleksibilitet më të madh rreth mbajtjes së numrit të punëtorëve, në vend si paraprakisht punëdhënësit të obligohen ta ruajnë numrin e njëjtë të të punësuarve deri në korrik.

Ministrja e Financave Nina Angellovska në konferencë për shtyp në Qeveri dje sqaroi se bëhet fjalë r të cilën janë ndarë 100 milionë euro, ndërsa e cila duhet të fillojë me zbatim për disa ditë dhe të përfshijë 250.000 të punësuar. Risitë janë në koordinim me Bankën Botërore, e cila do të financojë një pjesë të kësaj mase me hua prej rreth 50 milionë euro.

Sipas Angellovskës, në masën janë sendërtuar të gjitha propozimet, kritikat, sugjerimet dhe kërkesat e ekonomisë.

Por, kushtet e lehtësuara për ruajtjen e numrit të të punësuarve ka shkaktuar revolt te organizatat sindikale të cilat kërkuan përgjegjësi nga ministrja dhe takim urgjent me të.

“Nëse kjo realizohet, do të thotë dhjetëra mijëra të rinj të papunë në prag të krizës së pritshme ekonomike dhe dhjetëra mijëra familjeve në varfëri. Është turp që një qeveri e quajtur Social Demokrate, e cila duhet të kujdeset për të varfëritë dhe klasën punëtore, duhet të shpallë masa të tilla, veçanërisht dy ditë para ditës së një majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, të cilën ne e konsiderojmë si mos respektuese ndaj kësaj feste dhe një fyerje për punëtoret dhe punëtorët”, theksuan në reagimin e përbashkët disa organizata sindikale dhe shoqata civile.

Reagoi edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila konsideron se në këto momente jashtëzakonisht të vështira për shtetin dhe për punëtorët, nuk duhet të miratohen dekrete nën presion të punëdhënësve dhe odave, ndërsa në dëm të punëtorëve.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i rikujton Ministrinë e Financave dhe Qeverinë që ofrimi i mbështetjes financiare që në fund të ditës do të kthehet nga paratë e punëtorëve dhe përmes taksave të qytetarëve, nuk duhet të lejojnë uljen e numrit të të punësuarve, në fakt shteti të financojë largimet nga puna nën presion të punëdhënësve” theksuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Pas reagimeve në opinion, ministrja Angellovska përmes profilit të saj në Fejsbuk risaktësoi se çfarë paraqet masa dhe porositi se me të mund të shpëtohen mijëra vende pune.

“Prezantuam tri ndryshime kyçe në masën për mbështetje të punëdhënësve 14.500 për një të punësuar. Siç tregon edhe emri i vetë masës ajo është përpiluar që të japë mbështetje financiare për punëdhënësit për shkak të pagesës së pagave të punëtorëve. Me këtë masë iu ndihmohet punëtorëve, të vetëpunësuarve dhe punëdhënësve – të cilët krijojnë vende të punës dhe të gjithë bashkë kontribuojnë për rritje ekonomike dhe të cilat do të duhet të kalojnë këtë periudhë dhe të përgatiten për fazën e rimëkëmbjes. Ndërsa rimëkëmbje pa punëtorët nuk është e mundshme”, shkruan Angellovska.

Ajo porositi se që masa të jetë në dobi të punëdhënësve, firmat duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që u ofrohet.

Një pjesë e kushteve të parapara me këtë masë janë edhe se tre veprimtaritë më të goditura – hoteleria, turizmi dhe transporti do të mund t’i kombinojnë masat antikrizë – 14.500 denarë për të punësuar 50 për qind subvencione të kontributeve që nuk ishte rast deri më tani.

Volitshmëri shtesë e cila u jepet firmave që e shfrytëzojnë masën “mbështetje financiare prej 14.500 denarë për të punësuar, është që mjetet të cilat i kanë marrë përmes masës t’u transformohen në grant, gjegjësisht mjete të pakthyeshme. Paraprakisht ishte paraparë që kompanitë të cilat do të realizonin humbje sivjet t’i mos i kthejnë mjetet nga ndihma. Zgjerohet përfshirja e masës edhe me ato firma të cilat dy vitet e fundit kanë fitim, të cilat janë në listën e debitorëve të DAP-it dhe të cilat deri në mars të këtij viti nuk janë vonuar me pagesën e detyrimeve në bazë të kredisë më të gjatë se 90 ditë të afatit të maturimit dhe nëse investojnë vlerë të njëjtë apo më të madhe të mbështetjes së marrë në trajnime të të punësuarve, sendërtim të proceseve, kapital produktiv. Mjetet edhe për ata do të transformohen në mjete grant. Masa është dedikuar për çdo firmë e cila nuk do të ketë ulje të të ardhurave prej të paktën 30 për qind në prill dhe maj në lidhje me mesataren mujore të vitit të kaluar, e cila nuk do të paguajë dividendë, bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime për sukses afarist për kohëzgjatje të masës, ndërsa mesatarja e pagave më të larta neto në 10 për qind nga të punësuar të mos tejkalojë 120.000 denarë për të punësuar.