Rishfaqet Al Kaeda me një kërc*ënim për Amerikën, paralajmëron lu*ftë në të gjitha frontet

Kjo fundjavë shënon 10 vjetorin e vr*asjes së Osama Bin Ladenit, njeriut që orkestroi su*lmet e 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve te Bashkuara të Amerikës.

Pas kërkimesh disa vjeçare, Bin Laden u gjurmua më në fund në një kompleks të rrethuar me mure të larta në Pakistan, e u ekzekutua nga forcat speciale, Seal Team 6.
Me vd*ekjen e tij, organizata famëkeqe e te*rrorit që ai drejtoi, Al Kaeda, nuk i mbushi më titujt e gazetave përveçse me ndonjë sulm sporadik. Por tani që trupat amerikane po nisin tërheqjen nga Afganistani, Al Keda thotë CNN, është rishfaqur sërish me kërc*ënimin të nisë një lu*ftë ndaj Amerikës në të gjithë frontet.

Në një intervistë për gjigandin mediatik amerikan, dy operativë të saj thanë se goditja do të vazhdojë në çdo drejtim derisa sa ata të tërhiqen edhe nga pjesa e mbetur e botës islame. Shtëpia e Bardhë njoftoi se trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani. Gati 100 trupa, së bashku me pajisjet ushtarake, janë zhvendosur kryesisht përmes avionëve.

Edhe NATO-ja ka filluar tërheqjen e misionit të saj. Anëtarët e aleancës së mbështetur nga SHBA-ja ranë dakord këtë muaj për të përfunduar misionin e tyre me 9.600 njerëz në Afganistan, pasi presidenti amerikan, Biden bëri thirrje për t’i dhënë fund lu*ftës më të gjatë të Uashingtonit.
Zyrtarë të lartë afganë thonë se talibanët po përdorin forcë në përpjekje për të fituar territor derisa trupat e huaja po tërhiqen. Talibanët kanë zhvilluar një kryengritje dy dekadëshe, që kur u dëbuan nga pushteti, nga trupat e udhëhequra nga SHBA-ja më 2001.