Riparuesi i telefonit e “rrjep” një person nga Gostivari, në vend të 3 eurove në kartelën e konsumatorit i merr 8700 euro

Me datë 02.04.2024 në orën 12:00 në SPB Tetovë-DPB Gostivar, një burrë 48-vjeçar nga Gostivari, ka raportuar se gjatë muajit mars-2024 ai ishte në punëtorinë të personit E.,,N” nga Gostivari për një riparim të telefonit celular, ku iu tha se duhet ta linte dhe se për shërbimin e prodhuesit duhet të paguajë 2.99 euro me një kartë pagesore. Gjë që kishte pranuar dhe mjeshtrit E.”N”. i kishte dërguar një foto të kartës së tij të kreditore. Me datë 14.03.2024 në telefonin e tij celular kishte marrë një njoftim SMS se më shumë pagesa janë bërë nga kartelën e tij kreditore dhe menjëherë e kishte kontaktuar personin e raportuar, i cili e kishte bindur atë se do ti paguante borxhin. Me datë 01.04.2024 nga banka e tij, kishte qenë i i njoftuar se nuk kishte më fonde në llogari, gjegjësishtë se i janë marrë 535.483 denarë. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.