Riorganizohet nëndega e Lëvizjes BESA në Siniçan, prezencë e madhe e banorëve

Lëvizja BESA sonte ka riorganizuar nëndegën e saj në fshatin Siniçan të komunës së Bogovinës. Kuvendarët kanë zgjedhur këshilltarin Xhevit Dauti për kryetar të nëndegës.

Të pranishëm në këtë kuvend ishin sekretari gjeneral Abdush Demiri dhe sekretari organizativ Adnan Azizi.

Ajo që vlen të theksohet është prezenca masovike e banorëve të Siniçanit që morrën pjesë në nëndegën e Lëvizjes BESA.