Rinia po ikë: Në vit 9.500 të rinj largohen nga Maqedonia


Si të bëjmë që të mos largohen të rinjtë është problemi kryesor, ndërsa problem dhe sfidë më e madhe është se si t’i kthejmë ata që tashmë janë larguar. Sipas të dhënave të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, mbi 9500 të rinj largohen nga vendi në nivel vjetor, që është e dhënë zhgënjyese. Por ka edhe të tillë që kanë vendosur të kthehen pasi që kanë mbaruar studimet në vendet e huaja.