Rina Balaj u shkëput nga muzika para fillimit të pandemisë, ja si ka qenë kjo periudhë për të

Ashtu siç u vu re nga të gjithë fansat e saj, Rina Balaj bëri një periudhë shkëputjeje nga muzika pak para fillimit të pandemisë.
Në një intervistë për “NIN” me Alaudin Hamitin, ajo ka rrëfyer arsyen e marrjes së këtij vendimit duke qenë se ndodhi pak pas largimit nga grupi “ON Records”.

“Unë e kam pasur një pauzë para se të bëhej pandemia, është e vërtetë bash kur vendosa të dalë u mbyllën të gjitha. Për mua ka qenë shumë e mirë periudha e pauzës se më ka dhënë idea më shumë dhe më ka bërë që ta gjejë veten, do të thotë ku jam çfarë dua të bëj në të ardhmen, kush jam se njerëzit i kanë gjithmonë këto pyetje kur mbesin vetë. , Më pëlqen muzika dhe ndoshta do t’i bëjë të gjitha zhanret e muzikës me shumë dëshirë, nuk ka shumë të bëjë me muzikë, ka pasur të bëjë me të ardhmen teme në muzikë”, është shprehur ajo.

Rina ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kohët e fundit. Reperja ka ndarë me ndjekësit disa foto të saj, në të cilat shfaqet në formë perfekte dhe kjo gjë ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve. Ka pasur edhe nga ata që mendojnë se Rina ka kryer ndërhyrje për t’u dukur bukur, ndaj ajo ju është përgjigjur të gjithëve me një mesazh shumë të qartë.
Reperja ka bërë të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndjehet e bukur brenda vetes dhe kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.

“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina në mesazhin e saj.