Rina Balaj: Industria e muzikës është e ndyrë, idiote…

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive në muzikë.
Megjithatë, ajo vite më parë bëri një tërheqje nga skena dhe rrjetet sociale që pas largimit nga labeli “On Records” – në të cilin bëri edhe debutimin.

E njëjta kësaj radhe ka qenë e ftuar në emisionin 8a8 me Adelinën, ndërsa ka folur më shumë për industrinë muzikore, distancimin e po ashtu edhe për planet e së ardhmes.

Artistja nga Istogu theksoi se industria muzikore shqiptare nuk është e vështirë, por është shumë e ndyrë.
“Industria muzikore nuk është e vështirë por është shumë e ndyrë”.

“Jam munduar pak të largohem prej estradës dhe prej tregut, se është industri shumë idiote. I kam parë gjërat, fansat nuk e kuptojnë. Po më vjen keq që po flas gjëra negative, por ia vlen të diskutohet për shkak të fansave. Unë nuk jam person i ligë, e kam krijuar mendjen time dhe nuk mund ta ndryshoj. Jam e pavarur”, kanë qenë fjalët e 21-vjeçares.